Sot është dita ku deputetët e opozitës, por edhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të mazhorancës do të ulen për herë të fundit në Kuvend, pas ditën e sotme zhvillohet seanca e fundit parlamentare për këtë legjislaturë.

Në seancën e sotme plenare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi teksa ka bërë një bilanc të 4 vite ka folur edhe për vendimin e tij për t’i dhënë fund me politikën në shtator.

“Si një prej deputetëve më të hershëm në këto 30 vite do të shprehja mirënjohjen dhe vlerësimin për të gjithë deputetët e këtyre legjislaturave. 16 vite në mazhorancë dhe 14 vite në opozitë. Në garat zgjedhore jam karakterizuar nga sinqeriteti. Kam ardhur si shërbye publik dhe kam shërbyer me përkushtim dhe dinjitet. Nëse nuk kam bërë atë që shqiptarët kanë pritur, jo se skam dashur dhe nuk kam ditur por nuk kam mundur. Gjeneratat e reja do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, një vend më të mirë për të gjithë”, tha Ruçi, i cili në fund mori edhe një buqetë me lule dhe duartrokitje e forta të kolegëve për të gjithë kontributin e tij.

Rendi i sotme do të jenë ligjet e fundit që do të miratohen me votat e opozitës së re pas braktisjes së parlamentit nga PD dhe LSI në shkurt 2019.

Në rend dite është parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit për punën e tyre vjetore. Nga ana tjetër, sot pritet edhe që të zgjidhjet kryetarja e re e AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi, mes akuzave te opozites se qeveria Rama po favorizon kandidaturën e kësaj të fundit.

VERITAS.COM.AL