Sot në mëngjes, papritur, është ndarë nga jeta aktori Bujar Lako. Shkaku ka qenë një atak kardiak.

Bujar Lako ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ndërsa rolin e fundit e ka luajtur në vitin 2014 në filmin Amsterdam Express.

Bujar Lako ka lindur në 9 maj 1947 në Korçë, ndërsa më pas ka zhvilluar karrierën e tij në Tiranë.

Por përveç filmave, Lako ka në koleksionin e tij më shumë se 70 role të ndryshme në teatër.

Në vitin 1985 Lakos i është dhënë titulli “Artist i Merituar”.

Me siguri, shumë kush i mban mend filmat ku ka luajtur Bujar Lako, që nga viti 1975:

Në fillim te verës,  Përballimi, Udha e shkronjave,   Gjeneral gramafoni, Ballë për ballë,   Nëntori i Dytë, Dora e ngrohtë,  Vendimi, Vrasje në Gjueti,Kthimi i Ushtrisë së Vdekur, Amsterdam Express, etj.

/Veritas.com.al/