Banorët e rrugës së vjetër të Tiranës kanë njoftuar Policinë mbi disa të shtëna me armë që janë dëgjuar. Policia është vënë në “gjueti” dhe ka konstatuar se një djalë kishte mbetur i plagosur. Ka qenë ora 9.30.

I plagosuri është identifikuar 28 vjeçar, me inicialet e emrit V.K.

Dëshmitarët okularë kanë bërë përshkrimin e njeriut të dushuar për atentatin. Ata kanë thënë se është një burrë i shkurtër, rreth 160 cm i gjatë, i veshur me të bardha.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Veritas.com.al/