Nëna (tashmë Shenjtore Tereza) ka lindur në 26 gusht 1910.
Dhjetë vite para se të merrte Çmimin Nobel për Paqe, Nëna Terezë, kishte shkruar një letër në gjuhën shqipe, ku tregonte për rrugëtimin e saj deri në Kalkuta të Indisë.
Shqiptarja e lindur në Shkup, e shkolluar në Londër, ka vepruar në Kalkutë ku është marrë me strehimin e fëmijëve të varfër dhe ka ndihmuar familjet në nevojë.
Gazeta Express ka siguruar një letër të shkuar më 1969, ajo u drejtohej shqiptarëve, përmes të cilës tregonte prejardhjen e saj, dhe kërkonte të luteshin për te.
Sot, është shënuar përvjetori i 108 i lindjes së gruas më të madhe shqiptare, e cila ka bërë histori si personi që ka ndihmuar të varfrit në gjithë botën.
Nënë Tereza, në shtator të vitit 2016, ishte shpallur shenjtore nga Papa Françesku, nw 4 shtator 2016- e para shqiptare që njihet si e tillë nga Kisha Katolike dhe nderohet në të gjithë botën si simbol mirësie e mëshire për të varfrit.
Nëna Terezë hyn në listën e shqiptarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza kishte vdekur në 5 shtator 1997; ajo tashmë është ‘Shenjtore Tereza”.
Veritas.com.al/