Rezultati i Partisë Socialiste në Shkodër ka surprizuar këdo. Kandidati Benet Beci po i afrohet konfirimimt të një fitoreje të thellë teksa kryeson me 10 mijë vota më tepër sesa Bardh Spahia i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, teksa kanë mbetur edhe 35 kuti për t’u numëruar, Beci ka 29,234 vota ndëra Spahia 19,265 vota.

E përkthyer në përqindje, Beci rezulton me 60,28% kundrejt 39,72% të Bardh Spahisë.

/a.r