Një makinë ka dalë nga rruga sot në orët e pasdites në aksin rrugor Laç-Mamurras. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 24-vjeçari, Florjan Tafa.

Makina me të cilën po lëvizjet i riu ka dalë nga rruga duke u përplasur me pas me një bordurë gjë që ka rezultuar fatale për drejtuesin e makinës Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe  po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi F.S.,24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë”- njofton policia.

VERITAS.COM.AL