Ng: Laert Skiro/

Teksa në samitin e Triestes, fjalorthi “Jugosllavi e Re’ ishte dukur si një futurizëm, mbledhja e sotme në Durrës iu jep më shumë të drejtë euroskeptikëve se pak nga pak ‘po krijohet’ një Jugosllavi e Re.

Sot, nën iniciativën e Ramës- kryeministër i Shqipërisë (sigurisht i mbështetur nga disa anëtarë të  BE), është mbledhur në Durrës ‘samiti’ veror i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor- i njëjrti format me samitin e Triestes. Që në mëbgjes kanë mbërritur kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim ndodhen Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Tema e takimit, sipas kalendarit, është shumë e gjatë dhe e pakuptueshme, ku inkludohen disa gjëra që nga bashkëpunimi mes shteteve deri te integrimi, etj

Por asgjë nuk është e vërtetë në atë që thuhet publikisht.

Idenë e vërtetë të takimit e ligjëroi i dërguari i BE, komisionari Johannes Hahn, që në fillim të takimit. Ai deklaroi se nuk ka ndonjë projekt për integrimin )(e Ballkanit) në BE, por për krijimin e një ‘zone ekonomike Ballkanike’.

“Prioriteti kyç tani është që të krijohet një zonë ekonomike dhe të nxitet rritja ekonomike dhe më shumë punësim për njerëzit”, tha Hahn.

Takimi i Durrësit, në ish- bllokun komunist, që në minutën e parë vendosi dy piketa:

E para, që në Ballkan nuk mund të shpreohet më për integrim në BE; dhe,

E dyta, krijimi i një organizmi politiko- ekonomik të pabotuar nga popujt e Ballkanit, por që ka në dorë fatet e popujve të Ballkanit. Ky organizëm titullohet ‘zonë ekonomike’ ose ‘treg i përbashkët ballkanik’, por që në fakt kalon përtej këtyre kufijve, deri në kufij politik të pastër.

Sado që të flitet gjatë ditës në mbledhjen e kryeministrave ballkanikë, kjo nuk ka vlerë, pasi qëllimi dhe përmbajtja e takimit u ligjërua nga zoti Hahn i BE, që në fillim të takimit. “Ballkani hyn në një organizëm politiko ekonomik jashtë organizmit të BE!”- ky është qëllimi i takimit.

Analiza e deritanishme rreth takimit, përgjithësisht ka konstatuar se me këtë mbledhje po merr formë “Jugosllavia e Re” ku do të bëjë pjesë edhe Shqipëria- si një nga shtetet anëtare të ‘Jugosllavisë së Re’.

Qëllimi i këtij organizmi- tha Altin Goxhaj- i Organizatës Anti- Soros- është që të realizojë projektin gjerman për ta shkëputur Ballkanin nga ndikimi Amerikan dhe për ta vënë nën dominimin e Beogradit dhe të George Soros.

Goxhaj tha se në këtë akt bëjnë pjesë jo vetëm establishmenti evropian dhe qeveria shqiptare, por edhe vetë opozita e Shqipërisë, PD, që ndodhet nën kontrollin e George Soros.

PD, nga ana e saj, që ka përsëritur deklarata anti- Soros, por me tone shumë të ulëta, me anët të nënkryetarit Paloka tha se ‘po krijohet Jugosllavia e Re’.

Disa media, që në mëngjes, kanë hedhur hij dyshimi mbi krijimin e ‘Jugosllavisë së Re’ në Durrës.

Veritas.com.al/