(FOTO: Arkiv)/
Nga Veritas.com.al/
Ka disa ditë që “llogaritësit e shifrave” dhe analistët e tjerë, bëjnë parashikime se si do të shkojë në fund koalicioni qeveritar. Më në fund erdhëm në ditën kur nuk ka më nevojë për parashikime. Qeverisja e vendit ndodhet para “murit”; më tej nuk ka rrugë.
Edhe sot politika e vendit ka “energji” mbijetese; pas ditës së sotme mbarojnë të gjitha fuqitë e saj. Që sot nu ka më zgjedhje parlamentare. Vakuumi i zgjedhjeve do të thotë vakuum në pushtetin sovranit popull dhe vakuum në pushtetin ligjvënës. Prej këtej burojnë të gjithë mekanizmat e tjerë të qeverisjes dhe pushteteve, që nga qeveria deri te Drejtësia.
Por që sot, kur nuk ka më zgjedhje, mekanizmat shterojnë. Opozita, me gjithë koalicionin e vet, nuk marrin pjesë në zgjedhje. Opozita është e përfshirë në protestë qytetare kundër manipulimit të zgjedhjeve dhe me kërkesë për qeveri teknike. Me kërkesat e opozitës është bashkuar edhe aleati më i madh në qeverisje, LSI e drejtuar nga Ilir Meta; është bashkuar edhe PDIU aleate në qeverisje.
Nuk mund të ketë zgjedhje vetëm me një krah, ose me një parti të vetme- siç po tenton kryeministri Rama. Atëherë nuk ka zgjedhje para se të plotësohen kushtet e vëna nga opozita dhe nga aleatët e qeverisë.
Kushti është: Zgjedhje të lira; por që mund të realizohet vetëm=me një qeveri tjetër të besimit mbi votën.
Në këto rrethana, aleati në qeveri, Ilir Meta, del nga koalicioni për të hapur rrugën e procesit që kërkojnë zgjedhjet e ndershme. Zëra nga brenda LSI akne thënë se të martën pas seancës, partia e dytë e koalicionit do ta braktisë atë. Sipas tyre ajo që të bënte përshtypje ishte fakti se nga Ilir Meta ishte zgjedhur një ditë jo e zakontë për mbledhjen e parlamentit. Argumenti më i përhapur që u rimor më pas edhe nga një sërë mediash të tjera dhe politikanësh ishte: “Për të mbajtur një marrëdhënie të mirë me ndërkombëtarët, që nuk e duan destabilitetin, por që më shumë kërkojnë Vettingun, LSI do të votojë në koalicion edhe ligjin e Vettingut, dhe pastaj me një deklaratë të fortë do të shpallë daljen nga qeveria”.
Dalja e LSI nga koalicioni shënon një fillim; deri tani qeverisja kishte mbetur me fytyrë te muri.
/Veritas.com.al/