Nënkryetari i PD pas seancës gjyqësore që dënoi rotestuesit e 16 shkurtit ka folur për mediat duke i quajtur akuzat qesharake, për prishje të rendit publik.
Florenc Hoxha u dhunua ne sy të fmiljarëve të tij tha drejtuesi demokrat.
Përpjekjet për dekurajimin e qytetarëve nuk do të ndikojnë aspak.
Nga protesta u prish vetëm kërpudha në oborr tha Spaho.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që ditën e enjte të jenë edhe më shumë në shesh.
“Ky është një proces i mirëfilltë politik që më kujton gjyqet e diktaturës. Asnjë fakt dhe asnjë provë për atë që i akuzojnë, prishje të pronës publike, dhe prishje të qetësisë publike. Ndërkohë që është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit.
Në asnjë rast nuk pati konfrontim të qytetarëve me policinë. Këto janë përpjekje për të dekurajuar protestuesit por nuk do funksionojë. I bëj thirrje të jenë një herë më mirë të enjten në protestë kundër Edi Ramës” tha nënkryetari i PD Edmond Spaho.
Veritas.com.al/