Njeriu që kacavirret në ndërtime me lartësi të mëdha në Francë, Alain Robert, është arrestuar të Martën – sipas policisë- pasi ai ngjiti një nga kullat më të larta në Manila, në një nga ngjitjet e tij më të larta dhe më të rrezikshme.
Aventurieri 56 vjeçar, i vetëquajtur edhe “French spiderman” ngjiti Kullën 47 katesh pa mjete sigurie, duke i lënë shikuesit që nga toka vështronin një mrekulli të frikshme.
“Kjo është rruga ime, kjo është mënyra ime e të jetuarit. Është e rëndësishme për mua, aq sa edhe të ushqehem, të fle. Kam nevojë për këtë. Kjo më mban gjallë”, iu tha ai reporterëve pasi kompletoi ngjitjen.
Policia ishte më pak entuziaste rreth marifeteve dhe e mori ‘spiderman-in’ e dërgoi në qeli; menjëherë sapo zbriti në tokë pas afërsisht dy orë që ai ngjitej dhe zbriste në Kullë.
Ai po mbahet me akuzën e shqetësimit të publikut dhe tani pritet një vendim i prokurorëve mbi arrestimin.
Robert është ngjitur në më shumë se 100 struktura, pa litarë ose mjete të tjera të sigurisë, duke vendosur rekordin për “ngjitjet më të shumta në ndërtesa pa asistencë, sipas Guinness World Records.