Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Arrestimi i saj është bërë me urdhër të SPAK.
Sipas burimeve mësohet se në pranga ka rënë edhe nje punonjëse tjetër, Laura Shteto, specialiste te “Bashkëqeverisja”.
Ndërkohë, SPAK thotë se operacioni është ende në vijim.
Kujtojmë që ishte kryeministri Edi Rama, i cili gjate nje takimi ne Tirane, dha lajmin e arrestimit i pari, duke thene se është e tmerrshme mungesa e sensit të etikës dhe të ulet në këtë nivel.
Kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni të këtij arrestimi para se të bëhej publike. Pasi në takimin në kuadër të turin e falënderimit që mbajti sot pasdite në Tiranë, Rama tha se një sekretare e përgjithshm e eshte kapur ne flagrance duke marrë lekë dhe nuk fshehu zhgënjimin dhe indinjatën për këtë person “të padenjë”.
“Një ish-sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë”, tha Rama.