SPAK i sekuestron 13 mijë m2 truall Artan Gaçit bashkëshortit të Ministres Olta Xhaçka.
Toka ndodhet në Gjilekë dhe është sekuestruar pas dyshimeve për falsifikim të dokumenteve.
Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.
Ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi është paraqitur edhe pak javë më parë në ambientet e SPAK.
Mësohet se Gaçi është thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.
Në kallëzimin penal të kryer nga Beleri, ai akuzon kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.