Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive në zotërim të Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe familjarëve të tyre.
Vlera e pasurive për të cilat kërkohet konfiskim arrin në 82.440.285 lekë, dhe të gjitha ndodhen në qytetin e Vlorës. Pasuritë janë 7 apartamente, dy ndërtesa, një garazh, pasuri e llojit njësi, pasuri e paluajtshme dhe 5 automjete.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 63 vite burg në total për anëtarët e grupit kriminal të ashtuquajtur ‘Habilaj’. Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.
Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.
Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar, i cili ndodhet në arrati prej kohësh, pasi u arratis nga banesa ku ishte me ‘arrest shtëpie’.
Nga startimi i hetimit të dosjes “Habilaj”, ku bazuar në përgjimet e italianëve SPAK akuzon 11 persona se u implikuan në kultivim dhe trafik hashashi.
Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela , i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre. Kurse për dy ish zyrtarë të tjerë të policisë lokale gjykimi është veçuar sa kohë ata vazhdojnë të jenë në kërkim.
VERITAS.COM.AL