Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi thotë se ngritja e SPAK do të bëhet kur kandidatët të kalojnë procesin e vettingut. Në një deklaratë për media, Ibrahimi thotë se KLP po diskuton mundësinë që puna të nisë edhe kur vettingun ta kenë kaluar më pak se 10 kandidatë.
“Jemi në hapat e fundit të një procesi të gjatë. Kemi analizuar dhe miratuar 15 kandidatë që në çdo çast mund të emërohen në SPAK. Ju e dini që është edhe një kusht që duhet të kalojnë vettingun.
7 kandidatë janë në faza të ndryshme të procesit të vettingut.
KLP e ka diskutuar këtë opsion, pra opsionin kur SPAK ngrihet edhe me më pak se 10 prokurorë”, tha ai.
VERITAS.COM.AL/