Me një shënim në “Facebook”, ambasada e SHBA thotë se SPAK-u nuk do të kursejë askënd, përfshirë zyrtarët e lartë të shtetit, por edhe ish-zyrtarët. Sipas saj, ky institucion do të veprojë në mënyrë ta pavarur dhe i pa ndikuar nga politika.

Gjithashtu Ambasada e SHBA tregon se prokurorët e posaçëm do t’i nënshtrohen një monitorimi të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre, me qëllim për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.

Postimi i ambasadës:

Po pse nevojitet SPAK?

Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të “paprekshëm” sepse gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Çmimin e paguante gjithë vendi.

Po si e korrigjon këtë problem SPAKU-u?

Do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarë të lartë. Anëtarët e SPAK do duhet të kalojnë vetingun dhe zgjidhen nga KLP, jo nga politikanë apo zyrtarë të korruptuar. Prokurorët e posaçëm do t’i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.

“Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”-thuhet në përshkrimin që shoqëron videon.

Veritas.com.al/

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/441744029753439/?t=0