Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për marrjen pjesë në seancat plenare të Kuvendit.
Kërkesa e depozituar në 15 Janar të këtij viti nga mbrojtësit ligjorë të ish-kryeministrit, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, është rrëzuar nga ana e prokurorëve të SPAK në datën 18 Janar.
“Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj“, njofton SPAK.