Prokurori i shtetit Spanjoll ka kërkuar nga shtetet evropiane arrestimin për liderin e larguar Catalan, Carles Puigdemont dhe për katër të tjerë. Arrestimi kërkohet për rolin e tyre në referendumin e debatueshëm të pavarësisë.

Të pestë nuk u paraqiten në Gjykatën e Lartë të Spanjës për të dhënë shpjegime mbi akuzat për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Avokati i zotit  Puigdemont tha se klima ‘nuk është e mirë’ për të që të paraqitet në gjykatë.

Nëntë anëtarë të tjerë të shkarkuar të qeverisë së rajonit të Katalonjës u paraqiten në Gjykatë për të dhënë shpjegime.

Prokurorët kërkuan që tetë prej tyre të mbahen në burg dhe të japin dëshmitë.

Spanja është kapluar nga një krizë e rëndë që nga referendumi i pavarësisë së Katalonjës që u mbajt më 1 Tetor.

Javën e kaluar, kryeministri Spanjoll, Mariano Rajoy imponoi pushtet direkt mbi Katalonjë, duke shp[rndarë parlamentin rajonal dhe thërritur zgjedhje lokale më 12 Dhjetor.

Veritas.com.al/