(Mbështetës të mërzitur të pavarësisë duke dëgjuar fjalimin e Carles Puigdemont në smartfonet e tyre)/.
Ministri i Jashtëm Spanjoll, Alfonso Dastis, ka mohuar lëvizjet e qeverisë për rivendosjen e kontrollit mbi rajonin autonom të Katalonjës si ‘grusht shteti’.
Kryetari i Parlamentit Catalan, Carme Forcadell, i quajti masat e shpallura nga qeveria të Shtunën si “de facto grusht shteti”.
“Në qoftë se dikush ka tentuar grusht shteti, kjo është qevria rajonale e Katalonjës” ka thënë zoti Dastis për BBC.
Madridi veproi pasi liderët rajonal refuzuan që të qartësojnë qëndrimin e tyre ndaj pavarësisë.
Qeveria Catalane, e drejtuar nga Presidenti Carles Puigdemont, i qëndron votës maxhoritare ‘Po’ në Refrendumin e pavarësisë mbajtur më 1 tetor, pavarësisht se e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese e Spanjës.
Me një pjesëmarrje prej 43% të votuesve Catalanas që thuht se kanë marrë pjesë, , 90% votuan në favor të pavarësisë.
Veritas.com.al/