Nesër, e diele, në ora 20.45 nis ndeshja e futbollit mes ekipeve kombëtare Shqipëri-Spanjë. Me sa duket, deri më tani, jo futbolli, por siguria është interesi numër Një. Që nesër në mëngjes, gjithë rrugët e Shkodrës do të jenë të bllokuara. Policia e Shkodrës ka marrë masa ndaluese dhe kufizuese për njerëzit, për mjetet dhe vetë tifozërinë. Tifozëria do të nisë të futet në stadium rreth orës 17:00, e Dielë, duke lënë më shumë se 3.5 orë kohë kontrolli, hyrjeje dhe pritjeje. Tifozët duhet të kenë durimin e “tifozit”.

Masat që ka njoftuar policia nisin që nga parkimi i automjeteve. Rrugët dhe sheshet e ndaluara kanë nisur të zbrazen që sot; mëngjesi i nesërm e gjen Shkodrën në “teatër absurd”, si dikur pa makina

Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren vetëm këto sheshe:  “Mehmet Shpendi” në dale të Shkodrës ‘te Fermentim”; gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”;

stacioni i trenit të udhëtarëve;  “Fusha e Druve” në unazën lindore.

Domethënë do të parkohet jo në Shkodër

 

Që nga ora 08:00 am., nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore: Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:0; në datën 9 tetor 2016 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve edhe nga ora 12:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00. Unaza perëndimore,duke filluar nga Rrugën Bajram Curri deri te Rrugën Ibrahim Rugova. Rruga Muhamet Dibra deri te parkimi i stadiumit.

 

Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “Bujar Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

 

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore: Xhabije – Parrucë, Sheshi 2 Prilli – Parrucë, Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë;

Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë.

 

Administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” duhet t’i mbyllin aktivitetet që në orën 14:00