Kryeministri i Spanjës ka thënë se mund të imponojë pushtet direkt mbi rajonin Catalan.
Mariano Rajoy tha se i ka kërkuar liderit Catalan, Carles Puigdemont që të konfirmojë e ka shpallur apo nuk e ka shpallur pavarësinë.
Lëvizja e tij përbën hapin e parë drejt aktivizimit të Artikullit 155 që anulon autonominë e Katalonjës.
Ditën e Martë, zoti Puigdemont firmosi deklaratën e pavarësisë, por ‘ngriu’ zbatimin e pavarësisë për t’u hapur rrugë negociatave me Madridin.
Zoti Rajoy ka akuzuar zotin Mr Puigdemont për krijimin e “konfuzionit të paramenduar” dhe tha se donte të rivendoste ‘sigurinë”.
“Kjo thirrje- para masave që mund të marrë qeveria sipas Artikullit 155 të Kushtetutës sonë- kërkon që t’u ofrojë qytetarëve qartësi dhe siguri si një çështje kaq e rëndësishme për të gjithë”, tha zoti Rajoy.
Veritas. com. al/