Flags fly at half mast outside the Spanish Embassy in London following yesterday's attacks

Kryeministri i Spanjës, Mariano Roy ka shpallur tre ditë zi kombëtare dhe një minutë heshtje që do të mbahet të Premten mbasdite. Ceremonitë e larta shtetërore janë homazh për viktimat e aktit terrorist në Barcelona, ku u vranë 13 vetë dhe u plagosën më shumë së 100.

Dje, e Enjte pasdite, një kamion sulmuar me shpejtësi turmën e njerëzve në qendër të qytetit të barcelonës, duke lënë 13 të vdekur dhe duke plagosur më se 100 të tjerë.

Pas sulmit të tmerrshëm të të Enjtës, një tjetër sulm terrorist i përgatirur nga xhihadistët, është ndaluar nga Policia.

Kryeministri Rajoy ka thënë se ky është ‘sulm xhihadist’ për të cilin ka marrë autorësinë Shteti Islamik (IS).

Policia Spanjolle thotë se ka vrarë pesë të dyshuar si terroristë në qendër të qytetit Barcelona, Cambrils, për të ndaluar sulmin e  dytë me kamion, pas sulmit të parë në Barcelonë.

Të dyshuarit, që kishin veshur breza me eksploziv, ishin të lidhur me sulmin e parë, deklaron policia.

Veritas.com.al/