Koment: Veritas/
Trojka. Ka filluar të flitet, nën zë. I pari që e ka evokuar ka qene presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, duke e krahasuar Italinë me Greqinë.
Një evokim që tani gjen pergjigje në paralajmërimin qe ka rrjedhur dje në mbrëmje nga korridoret e kulles Europiane. BQE e Mario Draghit tashmë e ka bërë të qartë se nuk do të ndërhyjë për të ndihmuar Italinë në rast se qeveria apo sektori bankar duhet të jenë në rrezik likuiditeti. Për të marrë cfaredolloj ndihme, Kryeministri Giuseppe Conte së pari duhet të rakordoje me Brukselin nje plan te shpëtimit. Do të duhet pra ta vendosë Vendin në duart e Trojkës. Ashtu si Greqia në vitin 2010.
Ajo që gjithkush po kërkon është: deri në ç’pikë janë Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio gati të sjellin në shtëpi manovrën ekonomike?
Bilanci i operacionit është shumë i rëndë: për të provuar tek elektorati se vota e 4 marsit është e vlefshme dhe se qeveria verdhe- jeshile eshte sovrane . Nga ana tjetër, megjithatë, udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk janë të gatshëm të bëjnë zbritje: pretendojnë të zbatojnë rregullat (kryesisht atë që përcakton raportin deficit / PBB) me çdo kusht. Per vete ata kanë mjete efektive siç ështe spekulimi me tregjet, që në këto ditë në Piazza Affari po pertyp titujt bankare dhe bomba e spread, e cila është kthyer në nivele rekord si në vitin 2013. Përpara refuzimit efektiv të manovres ekonomike, Komisioni i BE do të marrë të gjithë kohën e nevojshme për ta bërë qeverinë dhe sistemin italian të percellohen në grillen e Financave.
Nga Palazzo Chigi e kane bërë të qartë se nuk ekziston “plan B” për manovrën ekonomike. Dhe kështu do të ketë përplasje. Qeveria do të miratojë Ligjin e Buxhetit dhe Brukseli do të iniciojë një procedurë të ngadalshme që brenda pak viteve mund të çojë në sanksione kundër Italisë. Ndërkohë, tregjet do të bëjnë pjesën e tyre për ta vëne në gjunjë Vendin. Tashmë eshte dikush që flet për krizën e borxhit dhe nevojën, në periudhe të shkurtër, të një ndërhyrjeje të jashtme. Por Salvini tashmë e ka bërë të qartë se ai nuk është i gatshëm te cedojë para”spekulatorëve të modës së vjetër si Soros” të cilët vetëm duan të “blejnë lire kompanitë italiane në rënie”.Tamam ashtu siç ndodhi në Greqi. Nuk është rastësi që çdo dy për tre Juncker kthehet për të vënë në tryezë ate programin e ndihmave që në tetë vitet e fundit e ka cuar Athinen në reforma te forta, masa shtrënguese dhe privatizime. Rezultatet e atij plani të dakorduar me Brukselin janë të qarta për të gjithë dhe duhet të shihen nga Italia me preokupacion ekstrem.
Karta që sigurisht Lega dhe M5S kanë ndërmend të luajnë është sigurisht ajo e zgjedhjeve evropiane. Nuk është një mister. E kane thenë ata vetë: te fitojmë në maj për të shkuar në Evropë të ndryshojme ato rregulla që mund ta vene në gjunjë Italinë. Një bast me rrezik të lartë sepse varet edhe nga rezultatet që partitë e tjera sovraniste do të marrin në zgjedhje. Sipas një raporti të Stampa, megjithatë, forcat populiste do të arrijnë të fitojne jo më shumë se një të tretën e Parlamentit Evropian.
Variablat megjithate janë shumë për të përshkruar një skenar të sigurt.Edhe pse, siç lexojmë në Occhi della Guerra,ne loje po hyjne edhe Shtetet e Bashkuara që për të ndihmuar qeverinë Conte do të jene te gatshem të “rrisin ekspozimin” mbi titujt e Shtetit.Por ora,mund të luaje ne disfavor të qeverisë. Dje, për herë të parë, konsensi i M5 Stelle dhe Lega kane pësuar një pengesë për shkak të polemikave mbi manovrën ekonomike. Ndryshe nga Salvini dhe Di Maio, të cilët luajnë shumë në muajt e ardhshëm, Bashkimi Evropian dhe tregjet jo vetëm nuk kane asnje nxitim por kanë edhe të gjitha mjetet për të përkulur një vend. Tamam ashtu siç ka ndodhur tashmë me Greqinë.
Veritas.com.al/