TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në seancën e kësaj të enjteje u kërkoi deputetëve të Partisë Demokratike t’i thërrasin arsyes dhe mos të ndërmarrin akte të dënueshme, si dhunimi i gardistëve dhe djegien e Kuvendit.

Ajo tha se në politikë rruga e komunikimit  dhe ulja në tavolinë  janë qasja e duhur dhe jo skenat e dhunës dhe përplasjet, siç po bëjnë deputetët e PD.

“Mos i dhunoni gardistët, mos dhunonin deputetët, mos digjni Kuvendin, mos hidhni molotovë dhe mos sulmoni zyrat e partive politike pasi kjo nuk ka ndihur kurrë më parë. Kthejuni arsyes dhe ne do t’ju kthehemi tavolinave. Të gjithë kanë të drejtën e fjalës” apeloi Spiropali, drejtuar deputeteve Elda Hotit dhe Albana Vokshit, të cilat vijojnë tentativën e tyre për të penguar punimet e seancës plenare./ abcnews.al