Në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama kishte rezervuar edhe ndryshime në qeveri.

Detyra e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk zgjati shumë. Ai është larguar nga Rama nga ky post dhe e ka propozuar si Ministër i Shtetit. Kjo detyrë është mbajtur më herët nga Elisa Spiropali, e cila tashmë me largimin e Lindita Nikollës ka marrë detyrën e rëndësishme si kryetare Kuvendi.  Si zëvendës i Ballës në ministrinë e Brendshme është caktuar Ervin Hoxha.

Gjithashtu, Rama ka larguar edhe Bledi Çuçin si kreu i grupit parlamentar dhe këtë përgjegjësi ia ka deleguar Niko Peleshit. Ndërkohë, pas detyrës së re që ka marrë Peleshi, vendin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë Piro Vëngu.

Gjithashtu, Ervin Mete nuk do të jetë më ministër i financave, por Petrit Malaj.