Kryeministri Ranil Wickremesinghe i ka kërkuar ushtrisë që “të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur rendin” pasi protestuesit sulmuan zyrën e tij.
Wickremesinghe është emëruar në detyrë si president dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend
Presidenti Gotabaya Rajapaksa iku gjatë natës me një avion ushtarak, i shoqëruar nga gruaja e tij, disa ditë pasi demonstruesit pushtuan rezidencën e tij
Ai ishte zotuar të largohej të mërkurën mes protestave masive për krizën më të keqe ekonomike të ishullit në dekada
Një shtetrrethim është vendosur në Provincën Perëndimore, e cila përfshin qytetin me te madh Colombo
Për muaj të tërë njerëzit kanë luftuar me ndërprerjet e përditshme të energjisë dhe mungesat e gjërave bazë si karburantet, ushqimet dhe ilaçet
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë të zemëruar gjatë javëve të fundit, me shumë që fajësojnë familjen Rajapaksa dhe qeverinë e tyre për situatën.