Sipas një sondazhi të publikuar nga Qendra Levada e Moskës, ditën e Hënë, rusët e shikojnë Joseph Stalin si “ personi më i shquar në histori” me njeriun e fortë aktual Vladimir Putin që vjen i dyti..

Gara për majën ishte shumë e ngushtë; Putin duhet të ndajë vendin e dytë me poetin Alexandëer Pushkin. Të dy ishin në të njjëjtat kuota (34 përqind), ndërsa Stalin me 38 për qind.

Pas tre të parrëve, vjen Vladimir Lenin, cari Pjetër i Madh, astronauti Yuri Gagarin, siç shkruan gazeta britanike ‘Daily Mail’.

Duhet patur parasysh se burri më i shquar sipas Amerikanëve, Mihail GHorbaçov- lider i fundit i Bashkimit Sovjetik, vjen në një listë të perënduar të figurave historike.

Nuk ka dyshim se lexuesit duan të dinë nëse është ofruar ndonjë figurë jo- Ruse… Përgjigja është po: Napoleon Bonapasrti, Albert Einstein, dhe Isaac Neëton ishin në listë. Napoleon u rëndit më lart në listë mes këtyre, me 9 për qind në vendin e 14 që mund t’i kishte trullosur rusët në historinë e tij.

Ndoshta lexuesit çmojnë përpjekjet e tij të vendosura për të vizituar Moskën, pavarësisht se mungonte ftesa, drejtimi i duhur dhe rrobet e modës për stinën e dimrit.

Veritas.com.al/