(FOTO: Stephen Willeford)/

“Djali i mirë me armë” i cili sipas raportimeve qëlloi dhe plagosi agresorin e armatosur në Kishën ‘First Baptist’ të Sutherland Springs, Texas, ditën e Dielë, tanimë quhet në raportet e mediave si “njeriu oqë ndaloi vrasësin në texas”. Ky është Stephen Willeford, 55 vjeç, një hidraulik i zonës.

Gazeta ‘The Daily Mail’ raportoin se një banor i zonës thërriti Willeford që të bëjë diçka për të ndaluar personin e armatosur që po qëllonte mbi njerëzit, Devin Patrick Kelley, 26vjeç, i veshur me jelek anti- plumb.

Ëilleford përshkruhet si hidraulik entuziast me motoçikletë, por pa asnjë eksperiencë ushtarake, dhe me qëllime ekselence në jetën e tij.

Sipas një dëshmitari okular i intervistuar nga KENS 5, Willeford e ndaloi vrasësin që të qëllonte më tej me armën e tij nga jashtë kishës, duke e ndjekur pastaj këmba këmbës.

“Është fqinji ynë, një djalë shumë i mirë, një Kristian i madh, ai është njeri më i mirë në planet, ai do të bëjë gjithçka për secilin rreth tij. Ne e njohim prej vitesh. Fëmijëria  e tij ishte në miqësi me babanë tim. Ai… erdhi me armene  tij dhe qëndroi prapa makinës, dhe e qëlloi vrasësin. Nuk jam i sigurt nëse vrasësi ndodhej brenda në kishë ose po dilte nga kisha, por sa për atë, ai kurrë nuk do të ndalonte duke qëlluar mbi njerëzit. Dhe miku ynë qëlloi që nga makina mbi vrasësin, u përpoq që ta kapte përsëri dhe vrasësi u duk që ra përdhe në rrugë”.

Ai shtoi: “Sikur të mos ishte miku ynë,…. mund të kishim humbur shumë jetë të tjera”.

Veritas.com.al/