Shqipëria u bë arena kryesore e një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake të dekadës në Evropë dhe Afrikë, “Defender Europe 25”, e cila zgjati dy javë.

Sot kryeministri Edi Rama shpëndau disa foto të shkëputura nga stërvitja, teksa thekson se Forcat tona të Armatosura treguan profesionalizëm dhe përkushtim

“DEFENDER EUROPE 2025

Foto nga përmbyllja e stërvitjes së madhe që tregoi dhe njëherë profesionalizmin & përkushtimin e Forcave tona të Armatosura nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Qëllimi i kësaj stërvitje ishte rritja e gatishmërisë së përbashkët, ndërveprimit të forcave dhe kapacitetit të përgjigjes ndaj kërcënimeve në një ambient operacional kompleks.

Skema e stërvitjes u bazua në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon mbrojtjen kolektive në rast të një sulmi ndaj ndonjë vendi aleat.

Shqipëria, për të disatin vit radhazi, konfirmohet si një partnere strategjike e pazëvendësueshme në ushtrimet e përbashkëta ushtarake, duke shërbyer si nyje e rëndësishme në arkitekturën e sigurisë euroatlantike.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *