Ish këshilltari i Trump Steve Bannon do të krijojë një fondacion te tij në Evropë për të mbështetur lëvizjet po puliste në kontinent.

E ka treguar vetë Bannon në «Daily Beast». Selia e organizatës së tij, te quajtur “The Movement”, ndoshta do të jetë Brukseli dhe do të punësojë dhjetë punonjës përpara zgjedhjeve evropiane të vitit 2019.

Objektivi i Steve Bannon është deklaruar që të garojë me fondacionin e miliarderit amerikan George Soros, «Open Society» (“Shoqëria e Hapur”).

“Soros është i shkëlqyeshëm,” tha Bannon, “është djall, por është gjenial”.

Veritas.com.al/