Një grup PRESIONI i kryesuar nga ish-dora e djathtë e Donald Trump është gati të nisë të veprojë muajin e ardhshëm me qëllim ndikimin në zgjedhjet evropiane.

Nga: JAMES MURRAY/ Express

Steve Bannon ka ngritur “Lëvizjen” në Bruksel, së bashku me Raheem Kassam, ish këshilltarin e Nigel Farage.

Bannon, bashkë-themelues i medias kontroverse të krahut të djathtë Breitbart ,shërbeu si strateg politik i Trump për tetë muaj.

Dhjetë vetë janë marrë përpara nisjes së grupit në shtator, kur Bannon do të paraqitet si president ekzekutiv.Zvpresidenti Kassam e përshkruan shefin e tij si ‘ Kumbari’. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian zhvillohen në pranverë.

Megjithëse kritikët dyshojnë se duo po synon vetëm partitë e ekstremit të djathtë, duke përfshirë Front National të Francës, AfD të Gjermanisë dhe Vox-ën e Spanjës, zoti Kassam ka këmbëngulur mbi faktin që ata duan të arrijnë në partitë e djathta, të majta dhe të qendrës.

Duke folur nga Uashingtoni, ku ka takuar Steve Bannon, zoti Kassam tha: “Niveli i interesit për kontinentin është i madh. Po ecën me një ritëm që nuk arrij as të mbaj hapin për momentin – dhe unë jam ai që drejtoj dadot dhe bulonat e tij çdo ditë “.

Ai tha se Lëvizja është një organizatë joqeveritare dhe jo një parti politike. Nuk do të vendosë kandidatë në zgjedhje.

“Ne ende nuk jemi në gjendje të njoftojmë se cilët do të jenë partnerët”, tha ai.

“Ne jemi ende në bashkëbisedime me këta njerëz për faktin nëse behet fjale për një strukturë formale ose një marrëdhënie joformale.

“Ne jemi në procesin e ndërtimit të informatave të detajuara nga sondazhet dhe të dhëna të tjera, duke u fokusuar në vendet më të mëdha në BE.

“Ajo që duhet të theksohet është se ne nuk po shkojmë në vende duke ju treguar atyre se çfarë të mendojnë, se si të bëjnë fushatë apo mbi cilat çështje të bëjnë fushatë.

Ai tha se qëllimi kryesor ishte të inkurajonte partitë politike që të ndalonin Komisionin Europian te kaloje përmes  ligjeve që heqin sovranitetin nga shtetet anëtare.

Veritas.com.al/