Ashtu siç ishte premtuar sot në orën 16:00 qytetarët u mblodhën në Pedonalen e Tiranës pranë Ministrisë së Brendshme për të protestuar pas vdekjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ekeftivi i forcave të policisë “Shqiponja”. Nën thirrjen “Unë jam Klodiani” qytetarët kërkuan zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që sipas tyre është manipuluar pasi Rasha nuk ishte fajtor.
Mes qytetarëve protestues ishte dhe këngëtari Stresi i cili kërkoi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe dënimin e fajtorëve. Sipas tij Klodiani është i pafajshëm dhe se duhet gjetur fajtori sa më shpejt që të mos përsëritet historia e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj që humbi jetën në landfillin e Sharrës dhe ende nuk është gjetur fajtori.
”Unë jam Klodiani, ai ishte i pafajshëm. Kërkojmë zbardhjen e kësaj ngjarje sa më shpejt, pasi nëse harrohet do të përsëritet historia e Arditit. Ende nuk është gjetur fajtori