Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë nisur sot një protestë në shenjë mospajtimi me tarifat e studimit.

Pasi kanë bojkotuar mësimin, para godinës së këtij fakulteti studentët kanë kërkuar heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

“Kërkojmë që të zgjidhen këto tre kauza: Një student me 5 lëndë të mbartura në disa vite, shumëzim 5 kredite mesatarisht lënda, i bie afërsisht 3350 leke të reja. Llogarit edhe tarifën e shkollës prej 40 000 lekësh. Kjo për ne është shumë. Po ashtu kërkojmë shtyrjen e afatit të pagesës vjetore të shkollës për në fund të janarit si çdo vit dhe jo deri me datë 15 dhjetor, ku shumica e studenteve nuk e kane mundësinë të paguajnë para Vitit të Ri”, thonë studentët.

Veritas.com.al/