Studentët e fakultetit të Drejtësisë janë nisur në një marshim të heshtur nga shkolla e tyre drejt vendit ku u vra Ariela Murati. Ata marshojnë në shenjë kundërshtimi të akteve të dhunës dhe si homazh për bashkëstudenten Ariela Murati.
Ariela Murati u vra të dielën pasdite, para portës së Fakultetit të Mjekësisë, nga një djalë që pretendonte se i kishte ‘mohuar dashurinë’.
Qindra studentë i janë bashkuar protestës së heshtur kundër vrasjes së vajzës së re që ishte në vitin e 3-të të studimeve në Fakultetin e Juridikut në Tiranë.
Prej ditësh po flitet mbi këtë ngjarje të rëndë. Dhuna është prezente sidomos ndaj grave e vajzave. Mentalitetet barbare e disa meshkujve se vajza ose gruaja ‘ më përket mua’, mbartin me vete rreziqe të mëdha për shoqërinë. Me këto motive po marshojnë studentët e mjekësisë.
Në mbarë vendin ndjehen lëvizje qytetare kundër dhunës, stimuluar aq më shumë pas aktit barbar mbi Arielën.
Veritas.com.al/