Një person që mban pasaportë suedeze, është arrestuar në doganën e Muriqanit ditën e Hënë, pasi, sipas Policisë, “u kap me municione”.
Policia raporton se ai është shtetas suedez dhe u ndalua pasi i janë gjetur me vete qe mbante 19 pistoleta.
Ai quhet Sebastian Rikard, 21 vjeç, dhe ishte duke udhëtuar për në Gjermani. 21-vjeçari ndodhej si pasagjer në një autobuz linje. Rikard i kishte fshehur pistoletat në një çantë.
Sipas raportimeve nga Policia, suedezi nuk ka bërë akoma një deklaratë në lidhje me ngjarjen.
Veritas.com.al/