Të paktën 207 persona janë vrarë dhe 450 të tjerë janë plagosur në shpërthimin mbi kishat dhe hotelet në Sri Lanka, sipas policisë.

Tetë shpërthime u raportuan, duke përfshirë kishat në Negombo, Batticaloa dhe Kochikade të provincës së  Colombo gjatë shërnbesë së Pashkëve.

Hotelet luksoze ‘ The Shangri-La’, ‘ Kingsbury’ dhe ‘ Cinnamon Grand’, të gjitha në kryeqytet, ishin objektiv i sulmit gjithashtu.

Një orë e mbylljes në shtëpi është shpallur ‘ deri në një njoftim tjetër’ dhe mediat sociale janë bllokuar përkohësisht.

Akoma mbetet e paqartë kush e kreu sulmin, por njoftohet se 13 të dyshuar janë arrestuar deri tani.

Të Dilen pasdite, forca ajrore e  vendit tha se është gjetur një mjet shpërthyes i improvizuar afër aeroportit kryesor të Colombo.

“Është zbuluar një tub PVC gjashtë këmbë i gjatë i mbushur me eksploziv”, tha për median lokale zëdhënësi Gihan Seneviratne.

Veritas.com.al/