Një breshëri mbi një xhami në Norvegji po investigohet si akt i mundshëm terrorist, njofton policia e vendit.

Ngjarja ndodhi në vigjilje të fillimit të festës së Kurban Bajramit.

Një njeri i armatosur ka hapur zjarr mbi Qendrën Islamike Al-Noor, në periferi të kryeqytetit Oslo, ditën e shtune.

Një person mundi që ta pikaste personin e armatosur dhe u plagos gjatë tentativës për ta mbajtur.

I dyshuari është arrestuar menjëherë pas sulmit, por policia nuk jep emrin e tij.

Policia gjithashtu ka ngarkuar të dyshuarin me akuzën për vrasjen e kunatës së tij që u gjend e vrarë në një vend tjetër.

VERITAS.COM.AL/