(FOTO: Mijëra njerëz u mblodhën në heshtje në Manchester të Marten në mbrëmje)/
Policia Britanike ka identifikuar kamikazin që kreu sulmin e tmerrshëm në Manchester Arena ku u vranë 22 persona dhe u plagosen 59 të tjerë të Hënën në mbrojtje.
Selman Abedi është emri i të dyshuarit për masakrën. Abedi, 22 vjeç ka lindur në Manchester, me prindër libianë, sipas BBC.
Tre nga viktimat janë identifikuar si- Saffie Rose Roussos, tetë vjeç; Georgina Callander dhe John Atkinson, 28 vjeç.
Policia e Manchester thotë se prioriteti për të është që të përcaktojë nëse Abedi ishte i vetëm i shoqëruar. Mendohet se ai ka hedhur veten në erë në hollin e Arenës pak pas orës 22.30, në momentin kur spektatorët ishin bërë gati të largoheshin nga koncerti i këngëtares amerikane Ariana Grande.
Veritas.com.al/
(Dy vajzat tetë vjeçare-Saffie Roussos dhe Georgina Callander janë mes viktimave)/
(John Atkinson është viktima e tretë)//