Policia Spanjolle se një makinë e marrë me qera ka sulmuar turmën e njerëzve në një nga rrugët e zonës turistike më të populluarnë qendër të Barceloës. Policia e ka quajtr një “akt terrorist i kordinuar”.

Autoritetet kanë konfirmuar 13 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Update, 17:07 PM EST:

Policia ka konfirmuar se dy të dyshuar për sulmin janë vënë në pranga: Njëri- një qytetar Maroken, dhe i dyti- një qytetar Spanjoll nga Melilla. Melilla është një territor spanjoll në kontinentin Afrikan i rrethuar nga tokë Marokene.

Pa rekorde kriminale:

Sipas televizionit amerikan ABC, policia konfirmon se asnjëri nga të dyshuarit nuk ka rekorde kriminale, ndryshe nga sa ishte njoftuar më parë se njëri nga ata ishte liruar nga burgu.

Asnjëri nga të dy të arrestuarit nuk dyshohet se ka qenë shofer në kamionin që shkaktoi tragjedinë.

Policia nuk konfirmoi se në çfarë janë përfshirë ata në aktin terrorist.

Policia ka evidentuar edhe një lidhje të dyshuar të një shpërthimi që ndodhi në mëngjes në Acanar.

Tre ditë në zi:

Barcelona ka deklaruar tre ditë zije dhe do të mbajë një ceremoni në kujtim të viktimave.

Veritas.com.al/