Një konflikt për markën tregtare të konjakut është vënë në qendër të hetimeve për zbardhjen e sulmit me tritol ndaj biznesit të deputetit Lefter Koka në Durrës.

Lefter Koka eshte deputet i PS, por ishte deputet i LSI. Kur u shkeput nga LSI, president dhe kryetar i LSI Ilir Meta e sulmoi ashper dhe e akuzoi per korrupsion.

Por dje u sulmua me tritol

 Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Shkozet të Durrësit ku ndodhet kantina e pijeve ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një shoqëri aksionere ku aksioner kryesor është Lefter Koka, por ka aksione dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Mëngjesin e së martës një sasi tritoli e komanduar me dron është hedhur nga lart mbi kantinë duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Si autor i dyshuar është arrestuar shtetasi Gentjan Meta 44 vjeç nga Shijaku, ndaj të cilit janë ngritur akuzat e “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Meta ka një lokal dhe punishte ku prodhon edhe konjak dhe sipas Jurgen Dashit, administrator pranë kantinës së pijeve ka pasur një konflikt mes palëve për markën e konjakut që është dhe shenjë dalluese e produktit. Ndërkohë nga administratori i kantinës dhe Policia Vendore deklarohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël dhe dëmet të vogla. Sipas burimeve nga grupi hetimor synimi i autorit ka qenë më shumë paralajmërues e kërcënues për t’u tërhequr nga konflikti për markën.

Të akuzuar për përfshirjen në këtë ngjarje janë dhe menaxheri i lokalit të 44-vjeccarit dhe vëllai i tij të cilit iu gjet dhe një sasi vere me logon e një subjekti tjetër.

VERITAS.COM.AL