(FOTO nga ‘The Sun’)/
Katër komandot shqiptarë mendohet se janë të fshehur në Angli pasi braktisën misionin e trainimit në Britani.
Detajet e zhdukjes së tyre janë mbajtur në heshtje nga poliica dhe MoD që ka nisur kërkimin për ta.
Katër burrat e identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, të komunitetit shqiptar, përballen me pesë vjet në burg për dezertim.
Ata ishin mes 11 ushtarakëve shqiptarë në stërvitjen e NATO-s në Uells, duke përfshirë edhe natën e fundit në Londër, udhëtimet dhe akomodimi i të cilëve ishte paguar nga MoD. Një burim tha: “ Supozohej se ishin kthyer në kazermë dhe se do të ktheheshin të nesërmen me avion”
Një burim ushtarak nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, tha: “ky është një turp që duket. Familjet, të cilave iu mungojnë këta djem janë marrë në pyetje dhe hetuar, procesi po vazhdon si në Shqipëri edhe në Angli”.
Stërvitja, e drejtuar nga Brecon-me bazë në Brigadës së 160-të të këmbësorisë me qendër në Uells, përfshinte 139 skuadra nga gjithë bota. Në stërvitje përshihej edhe 60km marshim përgjatë Maleve të Zeza.
Shqiptarët e zhdukur janë veteranë të shërbimeve në Afganistan dhe në radhët e komandove elitë; por paguheshin me vetëm 220 paund në muaj.
Dritan Demiraj, ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare, shkroi në Facebook se e konsideronte sjelljen e tyre të papranueshme.
“Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ajo që bënë ishte tërësisht e pajustifikueshme”, shprehet ai.
“Por ata po përfaqësonin Shqipërinë në ushtrimet ushtarake dhe iu kërkoj që të kthehen në vendin e tyre”, përfundon zoti Demiraj.
Veritas.com.al/
(FOTO: Reni Ajazi- The Sun)/
(FOTO: Aleksander Shkullaku- The Sun)/