PENNY STARR/ Breitbart

Miliarderi George Soros, i cili ka shpenzuar pasurinë e tij për të promovuar politikanë, media dhe organizata të krahut te majtë, ka deklaruar gjatë fundjavës se nuk ka dështuar në përpjekjen e tij të përjetshme për të vene ne jete socializmin në Shtetet e Bashkuara, por është penguar nga kundërshtaret e tij, përfshirë presidentin Donald Trump.

“Midis zgjedhjes së Presidentit Trump dhe debatit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe mbi Brexit, filantropisti miliarder George Soros pranon që populizmi është në rritje dhe se brendi i tij i demokracisë liberale po dështon,” tha Michel Martin,drejtues i All Things Considered mbi financimet e taksapaguesve per Radion Publike Kombëtare (NPR).

Soros gjithashtu ka mbështetur NPR, duke përfshirë 1.8 milion dollarë dhënë mediave në 2011.

“Kur u përfshiva në atë që unë e quaj filantropi politike rreth 40 vjet më parë, ideja e shoqërisë së hapur ishte në ngjitje – shoqëritë e mbyllura po hapeshin,” tha Soros. “Dhe tani, shoqëritë e hapura janë kthyer në mbrojtje dhe diktaturat janë në rritje.”

“Më duhet të pranoj që rryma është kthyer kundër meje, por nuk mendoj se kam dështuar,” tha Soros.

NPR e portretizoi Sorosin si një filantrop beninj që dëshiron të promovojë demokracinë.

“Kjo përfshin më shumë se 32 miliardë dollarë dhëne rrjetit të tij ndërkombëtar të krijuesve të granteve, Open Society Foundations, qe ka punuar për të promovuar demokracinë në rreth 120 kombe,” tha Martin.

Gjithashtu midis përfituesve të tij ishte edhe e shpresuara presidenciale Hillary Clinton e cila mori një donacion prej 25,100 dollarë nga Soros për fushatën e saj të vitit 2016.

Intervista ishte për të promovuar librin e ri të Soros, “ In Defense of Open Society ” që “përpilon një përzgjedhje të eseve të tij (shpesh preokupuese) në të cilat Soros reflekton mbi ato që ai I shikon si kërcënime moderne për shoqëritë demokratike – përfshirë median sociale dhe inteligjencën artificiale, veçanërisht kur përdoren nga regjimet autoritare për të manipuluar publikun”

Soros, 89 vjeç, tha se përparësia e tij tani është te luftoje te ashtuquajturin kërcënim te Trump për zgjedhjet e vitit 2020.

“Fondacioni im dhe unë personalisht jemi shumë të angazhuar të luftojmë shtypjen e votuesit, duke u përpjekur të bëjmë një census të duhur dhe gjëra të tilla që do të çojnë në një zgjedhje të ndershme sepse këto kushte janë gjithashtu të rrezikuara nga presidenti aktual,” tha Soros.

Soros nuk ka ndalur së mbështeturi kandidaten presidenciale të vitit 2020 Sen. Elizabeth Warren (D-MA), por tha që ajo është “personi i qartë që do mundet”.

VERITAS.COM.AL/