Mediat në Greqi raportojë se Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Syriza, pas rezultatit zhgënjyes që mori në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

Tsipras ka mbledhur kryesinë e partisë ku ka paraqitur dorëheqjen, për t’i hapur rrugë në këtë mënyrë zgjedhjeve të reja brenda Syriza për liderin e ri.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mori një fitore të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve duke marrë mazhorancë absolute që i dha mundësinë të krijojë i vetëm qeverinë.

Pas numërimit të votave, 40% e tyre shkuan për partinë konservatore “Demokracia e Re”, 17.8% për Syriza, 12.23% të votave i mori PASOK, ndërsa partia “Spartanët”, e drejtuar nga një prej anëtarëve të Agimit të Artë arriti të hyjë në Parlament.

Alexis Tsipras e cilësoi shumë të rëndë rezultatin e zgjedhjeve për partinë e tij. Ai deklaroi se populli grek foli qartë dhe për këtë arsye Syriza do të shkojë në një proces riformatimi ku do kërkohet mendimi dhe votëbesimi i anëtarësisë.