Jorida Tabaku, bashkëkryetare e Komisonit për Integrimin, tha sot në një deklaratë për mediat, se bëri anulimin e mbledhjes, ku do të ishte prezent edhe Luigi Soreca, për të shmangur kaosin e krijuar nga Rithemelimi ditët e fundit në Kuvend.

‘Do të ishte e pafalshme nëse do të kishim ato skena të papërshtatshme, në Komisionin e Integrimit, dhe e kisha të pamundur sesi do të shkonte mbledhja. Nuk doja që skenat e së premtes të përsëriteshin edhe në sy të ambasadorit. I kërkova ambasadorit që të më mirëkuptonte. Integrimi duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë.’- tha Tabaku.

Kjo deklaratë vjen pas planit të Berishës për të prishur cdo mbledhje të Parlamentit me mbështetësit e tij.

Ndërkohë sipas Tabakut, progres-raporti vuri në dukje një problematike tepër të madhe të Shqipërisë që është pikërisht korrupsioni, që është një fenomen i përhapur në çdo fushë.