Pasi prokurori i përgjithshëm ka refuzuar takimin me ish- ministrin e Brendshëm dhe tani deputet, Saimir tahiri, ky ka shpallur se do të dalë në një konferencë për shtyp në ora 16.30.

Pse?- shtrohet pyetja. Klima është tërësisht në disfavor të tij: I ëprfolur se do të arrestohet shpejt, i shpallur nga pala italiane si anëtar i një bande droge të kapur nga Guardia di Financa, i abandonuar nga Prokurori dhe nga vetë kolegët socialistë…

Ish ministri i Brendshëm ka patur disa reagime dhe lëvizje pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, i akuzuar për trafik droge dhe armësh, dhe i njohur si kushëri i Tahirit. Fillimisht ai u shpreh për dënim maksimal për klanin shqiptar të drogës, më pas kërkoi takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe pas pak do të dalë vetë përpara gazetarëve.

Ajo që të gjithë mediat, të cilat po ndjekin nga afër këtë çështje, kanë nënvizuar thuajse njëzëri, është fakti se kryeministri Edi Rama, nuk ka bërë asnjë koment për njeriun e tij më të besuar në mandatin e parë. Rama kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra për ish ministrin e tij, duke i cilësuar ato produkte të “Frontit së të Keqes” dhe të kazanit mediatik.

Veritas.com.al/