Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është takuar pasditen e kësaj të premte në Romë me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.
Sipas një deklarate nga qeveria italiane, gjatë bisedës së tyre, Meloni “referoi domosdoshmërinë për të forcuar armëpushimin dhe për të filluar stabilizimin dhe rindërtimin e Gazës”. Gjithashtu edhe nevojën për të zbatuar plotësisht, brenda një periudhe të shkurtër kohore, planin e paqes të Presidentit Trump.
Kryeministrja italiane, në të njëjtën kohë nënvizoi se vendi i saj ofron ndihmë të vazhdueshme humanitare për popullsinë civile palestineze me iniciativën “Ushqim për Gazën”, duke transportuar të plagosurit në Itali dhe falë mundësisë që u jepet studentëve palestinezë për të studiuar në universitetet italiane.
Komente