Rreth 70 minuta ka zgjatur takimi i kryetarit të PD Lulzim Basha me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee i cili po zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë. Përfundimi i bisedimeve rreth krizës politike në Shqipëri ka qenë thuajse ‘nul’, dmth., nuk ka ndryshuar asgjë.

Kryetari i PD, Basha, ka deklaruar se Opozitën nuk e nxjerr asgjë jashtë qëllimit të saj për zgjedhje të lira. Me sa duket diplomati amerikan nuk ka mundur të garantojë zgjedhje të lira. Kjo nënkupton ‘kthimin e opozitës në Çadrën e Opozitës deri në arritjen e qëllimit demokratik.

Takimi u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike dhe u diskutua për krizën politike në vend, pa ndonjë njoftim specifik.

Në takim ishin të pranishëm edhe krerët e partive aleate të PD-së si dhe ambasadori i SHBA Donald Lu.

Më herët, zyrtari amerikan u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.

Veritas.com.al/