Ushtria e Kosovës është pajisur me dronë Bayraktar, për të cilin muaj më parë Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë me një kompani prodhuese në shtetin e Turqisë.

Dronët kanë mbërritur gjatë dy ditëve të fundit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për të cilin Forcat e Sigurisë janë shtuar në zonën VIP të Aeroportit.

Mediat në Turqi kanë reaguar për ardhjen e dronëve në Kosovë. Ata kanë tentuar të marrin informacion zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, por zyrtarët e kësaj ministrie nuk kanë reaguar lidhur me thirrjet.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë një vizite në Turqi vitin e kaluar, u njoh me dronët dhe teknologjinë më të fundit që po prodhohet në kompaninë Baykar.

Po ashtu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vitin e kaluar ka vizituar fabrikën e dronëve “Bayrakar”.

Dronët inteligjentë janë sulmues pa pilot, të kontrolluar nga një bazë tokësore./Euronews/