Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka ndarë pamjet nga takimi i djeshem që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Blinken shkruan se ishte kënaqësi që priti Ramën, takim ky i cili vjen në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Gëzohem të pres kryeministrin shqiptar dhe te feston 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”, shkruan Blinken.