(FOTO: Antonio Tajani)/

Antonio Tajani i Qendrës së Djathtë Italiane, është zgjedhur si president i ri i Parlamentit Europian ditën e  Marte, pas një raundi final votimesh- thanë zyrtarët e BE.

Tajani, një aleat i ish kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi, mori 351 vota përballë rivalit socialist Gianni Pittella i cili mori 282 vota, tha presidenti në largim Martin Schulz.

“Ju uroj ngrohtësisht. Ju uroj fat të mirë për gjatë gjithë kohës së mandatit në krye të PE”, tha Schulz teksa shtrëngoni duart me AntonioTajanin.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk theksoi rëndësinë e pozitës në krye të këtij organizmi të BE,q ë zgjidhte në këto kushte të vështira të bllokut.

“E uroj Antonio Tajani si president i ardhshëm i PE (Parlamenti Europian) dhe mirëpres bashkëpunimin me të. Një BE e bashkuar, e fortë, konstruktive dhe efektive- kjo na duhet nga PE- tha Tusk.

/Veritas..com.al/