Luftëtarët talebanë kanë hyrë në periferi të kryeqytetit afgan, Kabul dhe thanë se po presin një “transferim paqësor” të pushtetit pasi premtuan se nuk do të ndërhyjnë më forcë.

 Një grup përfaqësuesish i talebanëve është në pallatin presidencial afgan për bisedime.

Megjithatë pasiguria i kapi banorët që u larguan nga kryeqyteti, ndërsa vazhdon evukimi me helikopter i stafit amerikan, aleatëve dhe afganëve që i ndihmuan ata.
Tre zyrtarë afganë i thanë Associated Press se talebanët ishin të veNdosur në rrethinat e Kalakan, Qarabagh dhe Paghman në kryeqytet.

Në një ofensivë që ka zgjatur pak më shumë se një javë, talebanët kanë mundur, të përparojnë në të gjithë vendin.

Në ndërkohë ata kanë urdhëruar ushtarët e tyre që të qëndrojnë në portat e Kabulit dhe të mos hyjnë në qytet , derisa procesi i evakuimit të mbarojë .

“Ne nuk duam që një civil i vetëm, i pafajshëm afgan të plagoset ose të vritet, por ne nuk kemi shpallur armëpushim.”, thuhet më tej në deklaratën e
tyre.
Ndërkohë në një reagim të fundit nga Amerika, një zyrtar ka thënë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e tyre deri në tërjeqjen e plotë të trupave në gjysme të shtatorit.

Zyrtari i tha Reuters seAmerika do të reagonte vetëm nëse talebanët do të sulmonin gjatë procesit të evakuimit